Futbollisti anglez mund të mungoj deri në 6 javë për shkak të lëndimit

Futbollisti anglez mund të mungoj deri në 6 javë për shkak të lëndimit

Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, raportohet se mund të mungojë deri në muajin maj shkaku i një lëndimi në gju.

Kane të dielën në ndeshjen ndaj Bournemouthit u detyrua që të zëvendësohet në pjesën e parë pasi që u përplas me portierin Asmir Begoviq.

24-vjeçari të hënën ka bërë testet mjekësore, të cilat ende nuk janë publikuar, por sipas “The Mirror”, ylli anglez pritet të mungojë deri në gjashtë javë.

Nëse këto raportime janë të sakta, sulmuesi pritet të mungojë në çerekfinalen e FA Cup, katër ndeshje të Premier Ligës dhe dy miqësore të Anglisë.