Mos harroni të hidratoni lëkurën!

Mos harroni të hidratoni lëkurën!

Trupi i çdo njeriu ka një aromë karakterisitke dhe besohet se parfumi që ju përfaqëson më mirë është ai, molekulat e së cilit përputhen me atë të lëkurën suaj. Kjo shpjegon dhe dëshirën e njeriut për të përdorur një parfum, e nëse ende i ndërroni parfumet tregon që nuk e keni gjetur aromën tuaj.

Gjithsesi kjo është gjysma e betejës, sepse pasi të keni gjetur aromën e preferuar do të donit që ajo të zgjaste në lëkurën tuaj gjatë gjithë ditës.

Vajrat e parfumit intesifikohen kur temperatura është më e lartë. Për këtë arsye ju duhet të aplikoni parfumin në pikat e ngrohta si kërthizë, pjesa e prapme e gjurit, prapa veshit, kyçet e duarve dhe pjesa e brendshme e bërrylave.

Parfumi zgjat më shumë kur lëkura hidratohet, prandaj e vendosni atë pasi të keni bërë dush , ose të keni aplikuar një krem pa aromë, ose të së njëjtës linjë të parfumit./21Media