Do të vihen përsëri në bankën e të akuzuarve

Do të vihen përsëri në bankën e të akuzuarve

Trukimi i ndeshjeve është kthyer përsëri në temën e ditës në Spanjë, pasi është rihapur një çështje e vjetër që ekspozon shkeljet që bëhen në kampionatin e këtij vendi ku ekipet paguajnë njëri-tjetrin për të marrë pikët që i nevojiten për mbijetesën.

Çështja në fjalë i përket duelit mes Saragozës dhe Levantes, të vitit 2011, ku skuadra e aktuale e Sadikut dhe Bardhit, dyshohet se ka toleruar në këmbim të pagesës prej 1 milionë eurosh që u është bërë futbollistëve nga kundërshtarët të cilëve u nevojiteshin pikë për mbijetesën.

Policia zbuloi se nëse futbollistët e Levantes kishin shpenzuar gjatë gjithë verës të atij viti nga 500, deri në 7 mijë euro për pushimet e tyre, një vit më parë secili prej tyre kishte shpenzuar nga 10 mijë euro, deri në 200 mijë euro. Andaj është vendosur të rihapet çështja dhe të gjithë do të vihen përsëri në bankën e të akuzuarve. Janë në total 41 persona të akuzuar, mes të cilëve 36 lojtarë dhe ku ka emra mjaft të njohur të futbollit botëror.