Trump akuzon ish-shefin e FBI-së për tradhti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se zyrtarët kryesor të përfshirë në hetimin e Rusisë u përfshinë në sjelljen “tradhtare”.

Trump ka shkruar në Twitter se ish-drejtori i FBI-së, Andrew McCabe, libri i ri i të cilit merret me ndikimin e supozuar të huaj ndaj presidentit dhe zëvendësi i tanishëm i prokurorit të përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili nisi hetimin e këshillit të posaçëm, “duket se kanë planifikuar një veprim shumë të paligjshëm dhe janë kapur në të”.

Në një intervistë për CBS, McCabe, i cili është shkarkuar nga FBI vitin e kaluar, e ka përshkruar Rod Rosenstein, zëvendësprokurori i Përgjithshëm, si person që ka hapur mundësinë për t’u thirrur në amendamentin e 25-të me qëllim të largimit të Trump nga zyra.

Trump ka thënë se “kjo ishte policë e sigurimit jo ligjore dhe e pabesë” në dritë të plotë.

Back to top button