Arsyeja vrasja e një ushtari amerikan

Arsyeja vrasja e një ushtari amerikan

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ai ka ndaluar negociatat e paqes me Talibanët që kërkuan t’i jepnin fund luftës 18-vjeçare të Amerikës në Afganistan.

Trump, ka thënë se i ka anuluar bisedimet me liderët e talibanëve pasi ky grup e mori përgjegjësinë për një sulm në Kabul të Afganistanit. Në mesin e 11 viktimave të këtij sulmi ishte edhe një ushtar amerikan, transmeton rtv21.tv.

Trump përmes një postimi në “Twetter” tha se ai ishte caktuar të takohej me Presidentin Afganistan, Ashraf Ghani dhe krerët e lartë të Talibanëve të dielën, por e anuloi pasi talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin afgan, Kabul.

SHBA-të pushtuan Afganistanin dhe përmbysën Talibanin në vitin 2001.

Militantët kishin siguruar një strehë të sigurt për rrjetin al-Kaeda për të planifikuar sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Vrasja e ushtarit amerikan e çoi në 16 numrin e pjesëtarëve të vrarë të personelit amerikan në Afganistan këtë vit./21Media