Trump e anuloi një plan sekret për të pritur një delegacion të talibanëve në SHBA

Trump e anuloi një plan sekret për të pritur një delegacion të talibanëve në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet me talibanët, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, janë “të vdekura.

Në fundjavë, presidenti amerikan e anuloi një plan sekret për të pritur një delegacion të talibanëve në SHBA, pasi grupi militant pranoi se ka vrarë një ushtar amerikan.

Dy palët janë dukur se janë pranë një marrëveshjeje dhe talibanët kanë thënë se SHBA-ja “do të humbasë më së shumti” nga anulimi i bisedimeve.

Trump e ka bërë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani prioritet në politikën e jashtme. Por, i pyetur për 14 mijë ushtarët amerikanë që ndodhen ende atje, Trump tha se “do të donim të dilnim nga atje, por do ta bëjmë këtë në kohën e duhur”.