Pritet të diskutojnë rreth planit për heqjen armëve bërthamore nga gadishulli korean

Pritet të diskutojnë rreth planit për heqjen armëve bërthamore nga gadishulli korean

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të fillojnë sot takimin e profilit të lartë, pasuar nga një darkë.

Gjatë takimit dyditor në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ata pritet të diskutojnë rreth planit për heqjen armëve bërthamore nga gadishulli korean.

Para takimit, Trump do të takohet me kryeministrin e Vietnamit dhe me politikanët e tjerë.

Trump dhe Kim Jong Un do të darkojnë në hotelin me pesë yje ‘Metropole’, në Hanoi.

Ndërsa, të mërkurën Trump shkroi në twitter se Vietnami është një vend i suksesshëm si pak vende në planet, duke thënë se edhe Koreja e Veriut mund të ketë suksesin e njëjtë nëse pranon të denuklearizohet.

“Vietnami është i suksesshëm si pak vende në tokë. Njëjtë do të ishte edhe Koreja e Veriut dhe shumë shpejt, nëse do të denuklearizohet”, shkruan Trump.  “Potenciali është i mrekullueshëm”, shtoi ai.

Ndryshe, ky është takimi i tij i dytë me liderin veri-korean pas atij të vitit të kaluar.