Takimi i dytë ka përfunduar pa marrëveshje

Takimi i dytë ka përfunduar pa marrëveshje

Lideri koreano-verior Kim Jong-Un dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë premtuar se do të takohen përsëri pavarësisht rezultatit të samitit në Hanoi.

Udhëheqësit kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimin për përmirësim të rëndësishëm të lidhjeve mes tyre, duke vlerësuar samitin e tyre të dytë një mundësi “të mirë” për të nxitur besimin dhe për të forcuar marrëdhëniet, duke premtuar të takohen përsëri për diskutime më produktive.

Në bisedën e tyre nuk përmendet marrëveshja e dështuar, por përsëritet angazhimi për “kontakte të ngushta për denuklearizimin e gadishullit dhe zhvillimin epokal të marrëdhënieve SHBA-Korenë e Veriut në të ardhmen”.

Shtëpia e Bardhë dje ka bërë të ditur se asnjë marrëveshje nuk është arritur mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un në takimin e dytë. Megjithatë, këtë takim e kanë cilësuar shumë konstruktiv.