Trump dhe Obama burrat më të admiruar të vitit

Të dy fituan 18% të pikëve

Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama kanë ndarë vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar të vitit 2019 në Amerikë, sipas sondazhit vjetor të Gallup.

Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të.

Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve.

Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve.

Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku.

Back to top button