Haradinaj: Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Haradinaj: Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pranuar një urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu kryeministri ka njoftuar se po ashtu sot ka pranuar një telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai e falënderon për mbështetjen personale dhe institucionale të shtetit të Kosovës.

“Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj