Trump e pranon

Trump e pranon

Presidenti Donald Trump e konfirmoi se ka biseduar për ish- zëvendëspresidentin Joe Biden me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një bisede telefonike në muajin korrik.

Kjo bisedë është në qendër të një skandali politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump tha se i ka thënë homologut të tij ukrainas, se “ne nuk duam që njerëz si ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, dhe djali i tij të kontribuojnë në korrupsionin që po ndodh tashmë në Ukrainë.

Biden është një nga pretendëntët kryesor për të marrë nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Gazeta The Wall Street Journal raportoi më 20 shtator se Trump e pyeti tetë herë presidentin ukrainas për të shikuar në aktivitetet e Bidenit në Ukrainë.

Në mesin e demokratëve të Kongresit, kjo çështje ngriti pyetje nëse një veprim i tillë është i barasvlershëm me presionin.

Zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se Trump nuk ka bërë presion gjatë bisedës.

Në anën tjetër, kryesuesi i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, tha më 20 shtator, se nëse hetimi tregon se Trump bëri presion ndaj presidentit Zelenskey për të hetuar ish-nënpresidentin Joe Bisden, atëherë votëbesimi ndaj Trumpit do të ishte opsioni i vetëm.

Nëse presidenti në thelb po e ndalë ndihmën ushtarake, në të njëjten kohë që po provon të kërcënojë një lider të huaj, për të bërë diçka të paligjshme, për të siguruar njollosjen e kundërshtarit të tij, gjatë një fushate presidenciale, atëherë votëbesimi do të ishte ilaçi i vetëm ndaj asaj që përfaqëson”, ka thënë Schiff.