Nga New Yorku në Florida

Nga New Yorku në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ai do ta ndryshojë adresën e tij të banimit nga New Yorku në Florida, pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha se ishte trajtuar keq nga drejtuesit politikë të New York-ut, pavarësisht se kishte paguar miliona dollarë taksa, transmeton rtv21.tv.


Trump është lindur në New York, por ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë në pasurinë e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach.

Trump tashmë ka nisur procedurat për ndryshim të adresës së përhershme./21Media