Trump i drejtohet gazetares, “Ti, eja këtu”!

Presidenti i SHBA-së sërish në qendër të vëmendjes

Incidenteve të shumta, të cilat i ka pasur deri me tani me gazetarët, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ja ka shtuar një incident tjetër të radhës. Përderisa po bisedonte në telefon me Kryeministrin e ri të Irlandës, ai ju drejtua një gazetare, e cila ishte e pranishme gjatë bisedës dhe këtë e bëri në atë mënyrë, sa që profili i gazetares në Twitter u vërshua nga kërkim-faljet e qytetarëve amerikanë për shkak të veprimit të Trumpit, shkruan rtv21.tv

Me gjasë në përpjekje që të duket spontan dhe sharmant, Trump gjatë bisedës ju drejtua gazetares në grupin, i cili po largohej nga kabineti. “Prej nga je? Ti, eja këtu! Prej nga je? Këtu kemi shumë gazetarë të bukur irlandezë”, ju drejtua Trumpi asaj, duke bërë me gisht në drejtim të saj.

Bëhet fjalë për gazetaren Katrina Peri, e cila nga Shtëpia e Bardhë raportoi për televizionin Kombëtar të Irlandës.

Peri ju afrua tavolinës në të cilin ishte ulur Trump dhe foli shkurt me të. Më pas, Trump i tha bashkëbiseduesit të tij se gazetarja ka një buzëqeshje tejet të bukur. Peri qëndroi disa çaste afër tavolinës së presidentit amerikan, e më pas u largua.

Përkundër faktit se të gjithë të pranishmit në kabinet qeshën, Trump nuk ishte as sharmant, e as spontan. Peri më pas publikoi xhirimin në rrjetet sociale me një koment të shkurtë dhe të qartë, “Bizare”. Qytetarët amerikanë në numër të madh i kërkuan falje Perit, duke e cilësuar veprimin e Trumpit si neveritës, të pavend, e disa madje e cilësuan edhe si veprim seksist./21Media

Back to top button