Liderët po marrin pjesë në samitin e ASEAN-it

Liderët po marrin pjesë në samitin e ASEAN-it

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Filipineve Rodrigo Duterte janë takuar për bisedime në kryeqytetin Manila, nga ku presidenti Trump ka thënë se dy liderët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes tyre.

Takimi tërhoqi vëmendje pasi që dy liderët njihen për tonet e tyre direkte dhe shpesh kundërthënëse. Presidenti Trump ndodhet në fund të turneut të tij të gjatë aziatik, ku sot po merr pjesë në samitin e Asociacionit të vendeve të Azisë jug-lindore, me ç’rast u bëri thirrje aleatëve të tij të jenë të fuqishm dhe të pavarur dhe të marrin në duar të veta fatin e tyre.

Samiti rëndom mbledh bashkë liderë botërorë, përfshirë krerë shtetesh nga 10 vende të bllokut rajonal, si dhe presidentët amerikanë, kinezë dhe japonezë, ku diskutohen një varg çështjesh përfshirë edhe lufta kundër terrorizmit./21Media