Trump e quan shenjë të mirë fitoren e Johnson

Trump përshëndet fitoren e Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump e shikon fitoren e thellë të Boris Johnson gjatë zgjedhjeve legjislative në Britaninë e Madhe, si një shenjë e mirë për rizgjedhjen e tij në vitin 2020.

“Dëshiroj të përshëndes, Boris Johnson për fitoren fantastike”, deklaroi Trump nga zyra ovale në pritje të presidentit të Paraguajit, Mario Abdo Benitez.

“Mendoj se kjo mund të jetë një pararojë e asaj që do të ndodhë në vendin tonë”, shtoi ai.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë kishte përshëndetur mikun e tij Boris në një mesazh në Twiter.

“Britania e Madhe dhe SHBA-ja do të jenë tashmë të lira të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare pas Brexit. Kjo marrëveshje do të jetë potencialisht shumë më e madhe dhe më fitimprurëse, sesa çdo marrëveshje që mund të arrihet me Bashkimin Evropian. Bravo Boris!”, shkruante Trump në Twitter.

Back to top button