Trump: Arritja e marrëveshjes është një gjë e madhe për botën

Trump: Arritja e marrëveshjes është një gjë e madhe për botën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi sot presidentin kinez Xi Jinping për të ndihmuar në sigurimin e marrëveshjes së denuklearizimit të Koresë së Veriut, duke theksuar se marrëveshja do të ishte mirë edhe për Pekinin.

“Arritja e një marrëveshjeje është një gjë e madhe për botën, për Kinën gjithashtu. Nuk mund ta imagjinoj që Kina është e lumtur kur dikush pranë tij ka një armë bërthamore, kështu që Kina tani është shumë e lumtur “, u tha Trump gazetarëve në Singapor pas një samiti historik me liderin verikorean Kim Jong Un.

Ndryshe sot Donald Trump dhe Kim Jong-un janë bërë presidentët e parë të SHBA-ve dhe Koresë Veriore që janë takuar, pas një viti që shkëmbyen akuza dhe kërcënime me njëri-tjetrin.

Presidentët shtrënguan duart në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit para se të vazhdonin bisedimet.

Trump tha se “është bërë shumë përparim” dhe tha se së shpejti do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit me Kim, raporton BBC.

Ata kanë diskutuar mbi zbutjen e tensioneve dhe çarmatimin bërthamor.

Presidenti i SHBA-së përshëndet marrëveshjen pas bisedimeve historike