Presidenti ka zëvendësuar John Bolton i cili u pushua javën e kaluar

Presidenti ka zëvendësuar John Bolton i cili u pushua javën e kaluar

Robert O’Brien deri tani ka shërbyer si i dërguar special për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit. Ai tani do të jetë këshilltari i katërt i Sigurisë Kombëtare nën administratën e presidentit Donald Trump, shkruan rtv21.tv.

Më parë O’Brien ka shërbyer edhe nën administratat e presidentëve George W Bush e Barack Obama.

Ky rol nuk kërkon konfirmimin e Kongresit. O’Brien vjen në këtë pozitë pas John Bolton, HR McMaster dhe Michael Flynn./21Media