Maguire ka një karrierë të gjatë ushtarake

Maguire ka një karrierë të gjatë ushtarake

Presidenti i SHBA, Donald Trump emëroi Joseph Maguire, drejtorin aktual të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit si drejtor provizor të shërbimeve sekrete.

“Admirali Maguire ka një karrierë të gjatë ushtarake, ai u largua nga Marina në vitin 2010. Ai komandoi në çdo nivel, përfshirë Komandën e Luftës Speciale Detare. Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer”, theksoi në “Twitter” Trump.

Ndërkohë, pas lamtumirës së Dan Coast, zëvendësdrejtori i shërbimeve sekrete kombëtare, Sue Gordon, ka dhënë dorëheqjen.