Dy presidentët zhvillojnë një bisedë telefonike

Dy presidentët zhvillojnë një bisedë telefonike

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, gjatë një bisede telefonike diskutuan propozimin turk që përmes një grupi punues të përbashkët të adresojnë mosmarrëveshjet rreth planeve të Ankarasë për blerjen e sistemit mbrojtës raketor rus .

Presidenti ngriti propozimin për krijimin e një grupi pune lidhur me sistemin e mbrojtjes S-400“, thuhet në njoftimin nga presidenca turke.

Të dyja vendet kanë kundërshtuar njëra tjetrën për muaj me rradhë lidhur me mundësite e pajisjes së ushtrisë turke me sistemin rus.

Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem nuk është në përputhje me rrjetin e mbrojtjes të NATO-s dhe mund të komprometojnë avionët e saj F-35.

Ankaraja ka thënë se një grup pune mund të vlerësojë ndikimin e sistemit rus S-400 në avionët luftarakë. Sekretari i Shtetit i SHBA.-së, Mike Pompeo dhe disa senatorë të SHBA kanë paralajmëruar Turqinë se do të ndëshkohet për blerjen e S-400-s, sipas një ligji që kërkon sanksione kundër vendeve që marrin pajisje ushtarake nga Rusia.

Turqia ka thënë se si një anëtare e NATO-s, ajo nuk përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet nuk duhet të zbatohen ndaj saj.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se Trump dhe Erdogan kishin diskutuar blerjen e planifikuar të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga ana e Turqisë.

Trump dhe Erdogan gjithashtu diskutuan për tregtinë mes dy vendeve dhe krizën në Siri, tha Shtëpia e Bardhë./21Media