"Është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE”

“Është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka thënë udhëheqësit britanik Boris Johnson se ai ‘bashkëndihet’ me përpjekjet e tija për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, duke sugjeruar që Bashkimi Evropian do të jetë i pa kompromis dhe vështirë se do të arrihet një marrëveshje.

Duke folur në fund të samitit të G7 në Francë, Trump e lavdëroi hapur Johnson, i cili mori pushtetin muajin e kaluar, dhe tha se duhej të përpiqej të bënte diçka me Brexit, një detyrë që paraardhësja e tij Theresa May nuk kishte arritur të bënte.

Përkatësisht, ajo nuk arriti të arrijë një marrëveshje përmes Parlamentit tre herë dhe më pas u tërhoq nga pushteti dhe partia e saj.

Trump vuri në dukje se nuk do të ishte e lehtë dhe se “është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE”.

“Thjesht pyesni Teresa May,” u shpreh ai.