Trump i dërgon kartolinë Haradinajt

Donald Trump uron Haradinajn për festat e fundvitit

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka bërë të ditur se ka pranuar urime për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas Haradinajt, Kosova është e palëkundur në koalicionin global.

“Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”, duke publikuar edhe kartolinën për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Në fund kryeministri në detyrë uroi që Zoti ta bekojë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button