Trump i shkruan letër të re Vuçiqit: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do t’i normalizonte marrëdhëniet

Përveç urimit, Trump propozon edhe njohjen e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila po mbahet në Munchen.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë 35 udhëheqës botëror, 50 mini

publikës së Serbisë, nëpërmjet një letre tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në të, përveç urimeve, Trump ka kërkuar nga Vuçiq që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën që sipas tij duhet të jetë me njohje të ndërsjella.

Urimi i Trumpit dërguar Vuçiqit i publikuar në b92:

“I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë.”, citojnë mediat serbe letren.

Back to top button