"Mos e përdorni shumicën kundër meje"

“Mos e përdorni shumicën kundër meje”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi sot demokratët të mos përdorin shumicën e re të tyre në Dhomën e Përfaqësuesve për të nisur hetime kundër administratës së tij.

Në llogarinë e tij të Twitter, Trump shkroi se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë Senati, i kontrolluar nga republikanët, mund të nisë hetime kundër demokratëve, raporton AP.

Trump shtoi se nëse demokratët planifikojnë të shpenzojnë para tatimpaguesit duke filluar një hetim në nivelin e Dhomës së Përfaqësuesve, atëherë republikanët ka të ngjarë të detyrohen të marrin në konsideratë nisjen e hetimeve për rrjedhjen e informacionit konfidencial dhe çështjeve të tjera në nivelin e Senatit.

Ai deklaroi se të dyja palët mund të luajnë ndeshjen./21Media