Trump: Kam ndarë fshehtësi me Rusinë, është e drejtë e imja

Presidenti i SHBA-së i përgjigjet akuzave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur menjëherë gazetës Washington Post, e cila kumtoi se ai i ka përcjellë informata të fshehta ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Llavrov, gjatë takimit që pati me të në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar me këtë rast se gjatë bisedave me zyrtarët rusë, është e drejtë e tij që të ndaj informata me ta, shkruan rtv21.tv

“Si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam dashur që të ndajë informata me Rusinë, gjatë takimit të hapur në Shtëpinë e Bardhë. Kam të drejtë të ndajë informata për terrorizmin dhe sigurinë e fluturimeve. Krahas kësaj, dëshiroj që Rusia të forcoi luftën e saj kundër Shtetit Islamik dhe kundër terrorizmit”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twiter./21Media

Back to top button