Trump kërcënon Turqinë: Do të shkatërrojë ekonomikisht
Kjo ndodh nëse Turqia i sulmon forcat kurde në Siri
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do ta shkatërrojë Turqinë në aspektin ekonomik, nëse kjo e fundit sulmon forcat kurde në Siri, pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikane nga territori sirian. Në dy postime në Twitter, Trump ka thënë se ai nuk dëshiron edhe provokim nga ana e kurdëve ndaj Turqisë.
Starting the long overdue pullout from Syria while hitting the little remaining ISIS territorial caliphate hard, and from many directions. Will attack again from existing nearby base if it reforms. Will devastate Turkey economically if they hit Kurds. Create 20 mile safe zone….
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 13, 2019
….Likewise, do not want the Kurds to provoke Turkey. Russia, Iran and Syria have been the biggest beneficiaries of the long term U.S. policy of destroying ISIS in Syria – natural enemies. We also benefit but it is now time to bring our troops back home. Stop the ENDLESS WARS!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 13, 2019
Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ISIS. Mirëpo, Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar me zemërim për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar se do ta shkatërrojë atë.
Komentet e Trump kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011, derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015.