WSJ: Trump kërkon ndryshime minimale të marrëveshjes NAFTA

WSJ: Trump kërkon ndryshime minimale të marrëveshjes NAFTA

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump kërkon ndryshime minimale të marrëveshjes të Amerikës Veriore për Tregtinë e Lirë (NAFTA), të cilën e ka me Meksikën dhe Kanadanë, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Wallstreet Journal”, duke iu referuar projekt-propozimit të Zyrës tregtare të përfaqësuesit të SHBA-ve, të cilat qarkullojnë në Kongres.

Uashingtoni zyrtar, sipas WSJ, përmban disa nga rregullat më kontroverse të marrëveshjes NAFTA, siç janë komisioni i arbitrazhit, të cilat iu mundësojnë investuesve në vendet nënshkruese të NAFTA që të anashkalojnë gjykatat lokale për të zgjidhur çështjet gjyqësore.