Deklarim i presidentit Trump në Twitter

Deklarim i presidentit Trump në Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh besimplotë sot në lidhje me qëllimet e liderit koreano-verior, Kim Jong Un, pavarësisht lëshimit të raketës së tretë brenda një harku tetë ditor nga ana e Phenianit.

”Presidenti Kim nuk dëshiron të më zhgënjejë me shkelje besimi”, shkruan Trump në Twitter, pasi konfirmoi se këto teste ushtarake nuk ishin në shkelje të deklaratës të nënshkruar mes dy liderëve në Singapor gjatë samitit të tyre në qershor 2018.

Këto të shtëna munden nga ana tjetër të përbëjnë shkelje të rezolutave të OKB-së, shkruan presidenti amerikan.