Një marrëveshje SHBA-Kore e Veriut po përgatitet

Një marrëveshje SHBA-Kore e Veriut po përgatitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkruar në faqen e tij në Twitter se “një marrëveshje me Korenë e Veriut është duke u përgatitur”, vetëm një ditë pasi njoftoi se ka pranuar të takohet me liderin koreano-verior Kim Jong Un.

“Marrëveshja me Korenë e Veriut po përgatitet dhe, nëse arrihet, do të jetë një marrëveshje e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u caktuar”, shkroi presidenti Trump.

Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur të takohet me liderin koreano-verior pa u këshilluar më parë me figurat kryesore të administratës së tij, shkruan rtv21.tv

Diplomati kryesor amerikan, sekretari i shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u dha njoftimi. Të premten, ai u tha gazetarëve se vendimi për takimin midis presidentit Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un, është një vendim të cilin presidenti e ka marrë vet.

Më herët gjatë ditës Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi nuk do të zhvillohet nëse Peniani nuk ndërmerr hapa konkret në denuklearizimin e vendit. Asnjë president amerikan asnjëherë nuk është takuar me ndonjë lider të Koresë Veriore./21Media