Trump u rezervua në përdorimin e termit gjenocid.

Trump u rezervua në përdorimin e termit gjenocid.

Presidenti amerikan, Donald Trump shkaktoi nervozizmin e Turqisë duke e cilësuar masakrën e Armenisë në vitin 1915, si një prej krimeve më të rënda të shekullit të 20.

Me rastin e 24 prillit, data e përvjetorit të gjenocidit, Presidenti amerikan iu bashkua komunitetit armen të Amerikës dhe në mbarë botën në zi për humbjen e jetëve të pafajshme.

“Sot, ne kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e atyre që vuajtën gjatë në një prej masakrave më të mëdha të shekullit 20. Ne duhet të kujtojmë krimet për të shmangur që ato të mos ndodhin sërish. Në vitin 1915, një milionë e gjysmë armen u dëbuan, masakruan në vitet e fundit të Perandorisë osmane”, deklaroi Trump.

Armenët theksojnë se një milionë e gjysmë persona janë vrarë në mënyrë të vazhdueshme dhe historianë të shumtë si dhe më shumë se 20 vende përfshirë dhe Francën, kanë njohuri se atje ka pasur një gjenocid.

Turqia vetë ka konfirmuar se bëhej fjalë për një luftë civile që u rëndua nga uria dhe ku 300 mijë apo 500 mijë armenë dhe po aq turq kanë humbur jetën./21Media