Ty Cobb këshilltar special

Ty Cobb këshilltar special

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se do të vendos ish-prokurorin federal Ty Cobb për këshilltar special, por mediet amerikane njoftojnë se ai do të merret me hetimet lidhur me Rusinë.

Në komunikatën e shkurtër, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Ty Cobb do të shërbejë “si anëtar kyç i Shtëpisë së Bardhë” që është si këshilltar i posaçëm, transmeton AFP.