Trump pritet të takohet me kryeministrin e Kanadasë

Trump pritet të takohet me kryeministrin e Kanadasë

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të marrë pjesë në samitin e G7-tës, i cili do të mbahet në Kanada të dielën, tha një zyrtar i lartë i qeverisë kanadeze.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau pritet të ketë takime dypalëshe me të gjithë udhëheqësit e G7-tës, përfshi edhe presidentin Turmp.

E veçanta e këtij takimi është se vie pas aplikimit të taksës doganore për metalet që hynë në SHBA nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanada.

Vendimi administratës së presidentit Donald Trump, ka ngjallur reagimet e BE-së dhe Kanadasë, ku disa zyrtarë e kanë parë edhe si fillim të luftës tregtare.