Trump i është drejtuar sot Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Trump i është drejtuar sot Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Ai ka filluar fjalimin e tij duke deklaruar se është duke punuar me kryeministrin britanik Johnson për një marrëveshje të mahnitshme tregtare pas Brexitit.

Në lidhje me Kinën Trump deklaroi se ata kanë thyer premtimet e tyre për të adoptuar reformat tregtare ndërkombëtare.

Për Korenë e Veriut presidenti amerikan tha se është një vend i mbushur me potencial, mirëpo duhet që gjithsesi të denuklearizohen.

Irani siç pritej ishte një nga temat më me fokus në fjalimin e Trumpit, duke kërcënuar sërish Iranin me sanksione tjera, nëse ky vend vazhdon sjelljen e tij provokative në Lindjen e Mesme.

Trump, prejse ka marrë detyrën në janar të vitit 2017, ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit.

Në maj të vitit 2018, ai është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore, që Irani e ka nënshkuar me fuqitë botërore, dhe ka rikthyer sanksione të ashpra mbi ekonominë iraniane.

Trump e shfrytëzoi fjalimin e tij për të sulmuar edhe presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e quajtur atë ‘diktator’ dhe ‘kukull të Kubës’.

Në një mesazh drejtuar të gjitha kombeve të botës, Trump kërkoi që të gjithë të përqafojnë nacionalizmin dhe të refuzojnë globalizmin, duke thënë se liderët e menqur në vend të parë vendosin popullin dhe vendin e tyre.

“Përreth këtij planeti të mrekullueshëm, e vërteta është e çartë. Nëse dëshironi liri, krenohuni me vendin tuaj. Nëse dëshironi demokraci, mbajeni fort sovrenitetin tuaj. Nëse doni paqe, duajeni kombin tuaj. E ardhmja nuk i takon globalistëve, e ardhmja i takon patriotëve”.

Trump iu adresua edhe komunitetit LGBT dhe të drejtave të grave, duke deklaruar se duhet ndalur kriminalizimi i homoseksualëve, por duke lavdëruar vendin e tij si një vend kampion i të drejtave të grave./21Media