Trump do të takohet edhe me kryeministren Theresa May

Trump do të takohet edhe me kryeministren Theresa May

Presidenti amerikan, Donald Trump do të nisë vizitën e tij treditore në Britani, ku do të takohet me familjen mbretërore, përfshirë Mbretëreshën, Elizabeta II, para se të marrë pjesë në një organizim shtetëror.

Kjo vizitë që fillon më 3 qershor, vjen në kohën kur Britania po përballet me krizë politike, për shkak të largimit nga Bashkimi Evropian, dhe pas vendimit të kryeministres, Theresa May për t’u larguar nga pozita që ka.

Megjithatë kjo vizitë është dominuar nga deklaratat e Trumpit për procesin e Brexitit.

Edhe para arritjes së tij, Trump ka thënë se ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson do të ishte zgjidhje e mrekullueshme për ta zëvendësuar kryeministren May.

Ai po ashtu i ka propozuar pasardhësit të Mayt që të heqë dorë nga bisedimet me Brukselin dhe Brexiti të finalizohet pa marrëveshje.

Gjatë vizitës së tij, Trump do të takohet edhe me kryeministren në shkuarje, Theresa May.

Pas Britanisë, Trump do të realizojë vizitë edhe në Irlandë dhe Francë.