Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm

Viziton Arabinë Saudite, Izraelin, Italinë dhe Belgjikën

Presidenti amerikan Donald Trump është nisur në turneun e tij të parë jashtë vendit, në kuadër të të cilit do të vizitoj Arabinë Saudite, Izraelin dhe Vatikanin, vatrat këto të Islamit, Judizmit dhe Krishtërimit.

Turneu i tij i parë jashtë vendit, që nga zgjedhje president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëhet ndërkohë që Washingtoni është përfshirë nga një krizë e thellë lidhur me hetimet për lidhjet e mundshme të tij me Rusinë, shkruan rtv.21

Administrata Trump shpreson se ky turne do ti ndihmojë presidentit amerikan që ti përforcojë lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Afërt. Pritet që gjatë këtij turneu presidenti Trump të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz dhe me Papa Françeskun në Vatikan. Në Bruksel, ndërkaq presidenti amerikan do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s.

Arabia Saudite shihet si një zgjedhje e befasishme për ndalesën e parë të presidentit amerikan në turneun e tij të parë jashtë vendit. Vendlindja e Islamit dhe vatër e vendeve të shenjta të haxhit, Mekës dhe Medinës, po e pret një lider të akuzuar së fundmi për islamofobi dhe për përpjekjet e tij të dështuara për ti ndaluar vizitorët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane të hyjnë në SHBA. Në shkurt të 2016-ës, ai madje kishte sugjeruar se zyrtarët sauditë kanë qenë të përfshirë në sulmet terroriste të 11 shtatorit në Amerikë.

Por gjërat duket të kenë ndryshuar shumë që nga atëherë. Sipas analistëve, si president Trump ka vendosur që mënyra më e mirë për të distancuar vetën nga politikat e jashtme të paraardhësit të tij Barack Obama është të fyej Iranin dhe të krijoj raporte të mira me sauditët. Udhëheqësit në Arabinë Saudite e shohin Iranin dhe milicinë që ai e mbështet si kërcënimin më të madh ndaj rajonit./21Media

Back to top button