Trump nuk ka kërkuar takim me Papa Françeskun gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali

Trump nuk ka kërkuar takim me Papa Françeskun gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka kërkuar takim me Papa Françeskun gjatë vizitës së vet zyrtare në Itali, e caktuar për muajin e ardhshëm, thanë të martën zyrtarët.

Trump, për të cilin Papa kishte thënë se “nuk është i krishterë” për shkak se dëshiron të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, më 26 dhe 27 maj do të qëndrojë në Sicili për shkak të takimit me shefat e shteteve më të pasura të botës, shkruan Reuters.