“Nëse bëjnë ndonjë gjë, do të vuajnë shumë”

“Nëse bëjnë ndonjë gjë, do të vuajnë shumë”

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi sot sërish Iranin, duke garantuar se do të bëjë një gabim shumë të madh nëse përgatit ndonjë gjë.

Uashingtoni akuzon Teheranin se po përgatit sulme kundër interesave amerikane në Lindjen e Mesme.

“Nëse bëjnë ndonjë gjë, do të vuajnë shumë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një takimi me kryeministrin hungarez, Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.