Samiti SHBA-Kore e Veriut

Samiti SHBA-Kore e Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se Penjani nuk paraqet më kërcënim bërthamor për botën. Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin korano-verior Kim Jong Un në Singapor.

“Sapo aterova. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Un-in ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, ka shkruar Trump në Twitter.

Edhe korano-veriorët e cilësuan takimin Trump-Kim si një fitore të madhe për vendin e tyre, me mediat që raportuan se SHBA-ja tashmë do t’i heq sanksionet ndaj këtij vendi, shkruan rtv21.rv

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se “do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit korean”. Megjithatë, nuk u caktua asnjë afat apo angazhim konkret për Penjanin që të çarmatosë arsenalin e tij bërthamor. Lidhur me sanksionet amerikane,  Trump ka thënë se ato do të mbeten në fuqi deri sa armët bërthamore të Penjanit të mos jenë më një faktor.

Në takimin e djeshëm u njoftua edhe për fundin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut, lëvizje kjo e kërkuar prej kohësh nga Penjani.

Samiti që nga korano-veriorët u cilësua si takim i shekullit dhe si një ndarje historike me të shkuarën, nga shumë vëzhgues perëndimorë u konsiderua si jo edhe aq i arrirë për shkak të disa lëshimeve domethënëse nga SHBA-ja sipas tyre dhe asnjë angazhimi të ri nga Veriu se si të arrihet denuklearizimi./21Media