"Pse nuk kthehen në ato vende krejtësisht të shkatërruara ku ekziston krimi"

“Pse nuk kthehen në ato vende krejtësisht të shkatërruara ku ekziston krimi”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sot u tha disa kongresistëve demokratë në Kongres se “ata mund të kthehen” prej nga kanë ardhur, duke provokuar kritikat e udhëheqësit të demokratëve që e përshkruan atë si raciste dhe ksenofobike.

“Është kaq interesante të shohësh këta demokratë “të avancuar” në Kongres … të cilët tani qartë dhe me zë të lartë, dhe në mënyrë perfide u tregojnë njerëzve në SHBA, që është kombi më i madh dhe më i fuqishëm në planetin Tokë, si të udhëheqë qeverinë”, tha Trump në Twitter.

Ai shtoi se këta deputetë janë nga vendet “qeveritë e të cilëve janë në situata tërësisht katastrofike, qeveritë që janë më të këqijat, me korrupsionin më të madh dhe më të paaftët”.

“Pse nuk kthehen në ato vende krejtësisht të shkatërruara ku ekziston krimi, për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës”, tha Trump pa e specifikuar se për të cilët  deputetë dhe shtet bëhet fjalë.

Mediat raportuan se presidenti Trump kishte aluduar te deputetët Alexandria Okazio-Cortez nga Nju Jorku, Ilhan Omar nga Minesota dhe Rasheed Tlaib nga Michigan.

Trump tha se ata njerëz erdhën për t’iu treguar amerikanëve se çfarë të bënin, në mënyrë që kreu i Kongresit Nancy Pelosi nnga radhët e demokratëve ndoshta do t’iu ndihmojë t’u sigurojë atyre bileta të kthimit pa pagesë  në vendet e tyre të origjinës.

Nancy Pelosi reagoi menjëherë dhe tha se hedh poshtë deklaratat ksenofobike të Trumpit më qëllim për të ndarë kombin. Alexandria Okazio-Cortez është me origjinë nga Porto Riko, Ilhan Omar erdhi në Shtetet e Bashkuara si një refugjat nga Somalia, ndërsa Rasheed Tlaib ishte amerikania e parë me origjinë nga Palestina që hyri në Kongres.