Amazonë kaplohet nga zjarri

Amazonë kaplohet nga zjarri

Presidenti amerikan, Doanald Trump njoftoi sot se i kishte propozuar homologut brazilian, Jair Bolsonaro ndihmën e SHBA-së për të luftuar kundër zjarreve në Amazonë.

“Do të flas me presidentin, Jair Bolsonaro”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter duke këmbëngulur në marrëdhëniet e tyre të mira.

“Unë i kam bërë të ditur se nëse SHBA-ja mund të japë ndihmë përsa i përket zjarreve në Amazonë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, shtoi ai.

Shumë prej zjarreve mendohet se janë shkaktuar me qëllim, me dyshimin se e kanë bërë fermerët që të përfitojnë duke pasur më shumë tokë në dispozicion./21Media