Trump: SHBA me plan kundër virusit të ri kinez

“Ne kemi një plan dhe mendojmë se do të zbatohet shumë mirë”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se vendi i tij ka një plan për të luftuar koronavirusin, nga i cili nëntë persona vdiqën në Kinë dhe 400 të tjerë janë sëmurë. “Ne kemi një plan dhe mendojmë se do të zbatohet shumë mirë. Tashmë ne po e zbatojmë atë shumë mirë. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve janë të shkëlqyera. Shumë profesional”, u shpreh Trump në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të vendosë sot në samitin e krizës nëse do të shpallet një kërcënim shëndetësor ndërkombëtar.

Trump deklaroi se SHBA-ja është e përgatitur mirë dhe beson se gjithçka është nën kontroll në Kinë.

Back to top button