Trump: SHBA-të janë të përgatitura

Donald Trump ka thënë se SHBA-të janë të përgatitura t’u përgjigjen kërcënimeve nukleare të Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve nukleare të Koresë Veriore nëse Kina dështon t’i bëjë presion Pjong-jangut, ka thënë sot presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për “Financial Times”.

“Nëse Kina nuk do të zgjidhë Korenë Veriore, ne do ta bëjmë këtë. Kjo është e tëra që po ua them”, citohet të ketë thënë Trump për gazetën.

Trump do të presë kolegun e tij kinez, Xi Jinping javën e ardhshme në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, ku të dy liderët pritet të diskutojnë për Korenë Veriore, ambiciet e Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe për tregtinë.

“Kina ka ndikim të madh mbi Korenë Veriore. Kina duhet të vendosë nëse do të na ndihmojë me Korenë e Veriut, ose jo”, citohet të ketë deklaruar Trump për “FT”.

Zyrtari i lartë amerikan për çështje sigurie, K.T. McFarland tha se ka mundësi reale që Koreja Veriore të ketë kapacitete për të goditur SHBA-të me raketa nukleare, por ekspertët e inteligjencës nuk janë pajtuar me vlerësimet e tij, shkruan Reuters.

Back to top button