Trump shkarkoi John Bolton, ky i fundit thotë se vet dha dorëheqje
10 Shtator 2019
Ata kishin mospajtime
Ata kishin mospajtime
Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se ai ka shkarkuar Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
“Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë,” shkroi ai.
“Unë nuk u pajtova me shumë nga sugjerimet e tij,” shkroi Trump duke shtuar se një këshilltar i ri i sigurisë kombëtare do të emërohej javën e ardhshme, përcjell rtv21.tv.
Shkarkimi vjen pasi Bolton debatoi Trumpin për anulimin e një plani paqeje për të ftuar talebanët në SHBA.
Bolton, i cili kishte shërbyer që nga prilli i vitit 2018, ishte këshilltari i tretë i zotit Trump për sigurinë kombëtare pas Michael Flynn dhe HR McMaster.
Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham u tha gazetarëve: “[Presidentit] nuk i pëlqyen shumë politikat e tij, ata nuk pajtohen.”
Ajo tha që presidenti kërkoi dorëheqjen e Bolton të hënën natën, dhe ajo u dorëzua të martën në mëngjes.
Në anën tjetër , pas acarimit të Trump, Bolton shkroi në Twitter se ai në fakt kishte ofruar dorëheqjen e tij, Trump i kishte thënë “le të flasim për nesër”./21Media
I offered to resign last night and President Trump said, "Let's talk about it tomorrow."
— John Bolton (@AmbJohnBolton) September 10, 2019