Trump si Adolf Hitleri!

Peniani sulmon ashpër Presidentin e SHBA-së

Koreja e Veriut e ka krahasuar sot presidentin amerikan, Donald Trump me udhëheqësin e Gjermanisë naziste, Adolf Hitlerin.

Agjencia veri-koreane e lajmeve, KCNA, vlerësoi se politika e Trumpit i ngjason nazizmit të shekullit 21 dhe dënoi moton e tij, Amerika e para. “Ky slogan flet për dëshirën për dominim botëror me mjete ushtarake, siç ishte rasti me konceptin e Hitlerir për pushtim të botës”, shkroi kjo agjenci, shkruan rtv21.tv

KCNA shtoi se Trump po ndjek politikën diktatoriale të Hitlerit për ndarjen e botës në dy kategori, pra në miq dhe armiq, për të arsyetuar veprat e veta kundër armiqve.

Në anën tjetër, Trump bëri thirrje për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së Koresë së Veriut, për shkak të kërcënimit që paraqesin programet raketore dhe bërthamore të Penianit.

Pas takimit që pati me kryeministrin e Indisë, Narendro Modri, Trump tha se regjimi i Koresë së Veriut është burim i problemeve të mëdha dhe se bota duhet të përballet sa më shpejtë me këtë regjim./21Media

Back to top button