Takohen Trump dhe Merkel

Takohen Trump dhe Merkel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në margjina të samitit të NATO-s në Bruksel dhe e përshkroi takimin si të shkëlqyer, vetëm pak orë pasi ai kritikoi ashpër politikat gjermane mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe importet e gazit nga Rusia.

“Ne kemi një takim të madh. Po flasim për shpenzimet ushtarake … Ne po flasim për tregtinë”, u tha Trump gazetarëve që iu lejuan të hynin në dhomën ku u takua me Merkel.