Sipas Trump, ata do të shkatërrojnë çfarë ka mbetur nga ISIS

Sipas Trump, ata do të shkatërrojnë çfarë ka mbetur nga ISIS

Rreth 1 mijë ushtarë amerikanë të tërhequr nga verilindja e Sirisë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

“Trupat e SHBA-së të tërhequr nga Siria do të rishpërndahen dhe do të mbeten në rajon për të monitoruar situatën, si dhe për të parandaluar një përsëritje të ngjarjes së vitit 2014, kur kërcënimi i lënë pas dore i ISIS-it kulmoi në Siri dhe Irak”, theksoi Trump.

Ai shtoi se një numër i vogël i forcave amerikane do të qëndrojë në jug të Sirisë për të shkatërruar çfarë ka mbetur nga ISIS.