Trump uron Nishanin

Presidenti amerikan Donald Trump uron Presidentin shqiptar me rastin e festës së Bajramit

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh.

Trump ka shkruar se ai dhe gruaja e tij në emër të popullit amerikan urojnë popullin shqiptar për festëne Bajramit të Madh.

“Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.

Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!” thuhet ndër tjerash  në urimin e Presidentit Trump./21Media

Back to top button