Trumpi i shkroi letër edhe Vuçiqit

Këtë e ka konfirmuar një këshilltar i presidentit serb0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar letër nga presidenti amerikan Donald Trump, të ngjashme me atë që sot e ka publikuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar një këshilltar i presidentit serb.

Lajmin e publikoi Politico.eu duke theksuar se në Trumpi në letër shkruan për mundësinë që Thaçi dhe Vuçiq të takohen në Shtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së marrëveshjes.

“Vuçiq ka pranuar letër të ngjashme nga Trumpi” citohet të ketë thënë këshilltari i Vuçiqit për media.

Back to top button