I kërkon të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë

I kërkon të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një letër homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ku thuhet se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke.

Trump iu ka drejtuar Erdoganit me fjalët si “Mos u bë budalla”.

Letrën e Trumpit që ia ka dërguar Erdoganit më 9 tetor e ka publikuar gazetarja amerikane e “Fox Bussines”, Trish Regan. Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon Erdoganit të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

Trumpi i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqësore me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bë budalla”, i ka shkruar Trump presidentit turk. Në fund i tha se do ta thërras më vonë./21Media

Për këtë kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare si “The Guardian”, CNN.