Shfaqjet e trupës kosovare të baletit janë shikuar me vëmendje

Shfaqjet e trupës kosovare të baletit janë shikuar me vëmendje

Baleti Kombëtar i Kosovës është prezantuar me shfaqjet “Xhuljeta pa Romeon” dhe “Dasma”, në edicionin e sivjetmë të “Mozart Festival” në Bullgari dhe ka marrë vëmendje të madhe nga mediat në këtë vend.

Dy shfaqjet e trupës kosovare të baletit janë shikuar me vëmendje dhe janë transmetuar edhe në televizionet bullgare.

Shfaqja “Xhuljeta pa Romeon” i kushtohet të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa shfaqja “Dasma” flet për një dashuri mes dy të rinjve të cilët i përkasin dy kombeve të ndryshme e ku dashuria e tyre pengohet”./21Media