Nesër varrosen dy kosovarët që vdiqën nga tërmeti në Shqipëri

Nesër varrosen dy kosovarët që vdiqën nga tërmeti në Shqipëri

Trupat e pajetë të dy kosovarëve nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazit, që vdiqën nga tërmeti i së martes në Shqipëri sonte arritën në Kosovë.

Trupat e vëllezërve nga Livoqi i Gjilani, siç e konfirmoi mjekësia ligjore iu dorëzuan familjes së tyre.

Ndërsa, u bë e ditur se varrimi i vëllezërve Abazi do të bëhet nesër.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri anuloi të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe vendosi që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

Deri tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar./21Media